Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 May 2026
Vizion fokus

Rama takon homologun koreano-jugor, biseda me Kim Min-Seok fokusohet...

Falja e detyrimeve për bizneset, Tatimet publikojnë afatet për...

“Territorialja” vijon me dëgjesat, në fokus financat e bashkive,...

Von der Leyen për dronët në Baltik: Përgjegjësia e...

Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO zbut dënimin për...

Kushtetuesaj shqyrton “Veliajn”, kryebashkiaku i Tiranës kërkon rrëzimin e...

“Luftë korrupsionit në polici”, pas Sarandës, ministri Lamallari paralajmëron...

“Ishim Koreja e Veriut e Evropës”, Rama në Seul:...

KE ndan rreth 160 milionë euro për Shqipërinë, Maqedoninë...

DETAJE/ Nënkomisari në Sarandë “i bën gropën” vetes, dorëzon...

Lamallari: Shqipëria mbështetëse e luftës kundër terrorizmit

16 Nëntor 14:00

Zv.Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari mori pjesë në Forumin ndërkombëtar për sigurinë rajonale, të mbajtur në Budva të Malit të Zi, emërtuar “Forumi i Rimëkëmbjes për Ballkanin Perëndimor”.

 

Në këtë takim 3-ditor, morën pjesë ministra të Brendshëm të vendeve të rajonit, si dhe zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, përkatësisht Zëvendësndihmës i Sekretarit, Zyra për Konflikte dhe Operacione të Stabilizimit, z.Pete Marocco, Zëvendës Koordinatori për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, z. Christopher Harnisch.

 

Z.Lamallari, duke diskutuar në panelin mbi ‘Sfidat e Sigurisë Rajonale dhe bashkëpunimi  në Ballkanin Perëndimor’, theksoi se Shqipëria është vlerësuar si mbështetëse e fortë e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe se ka forcuar bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e sigurisë.

 

“Së fundmi, – tha Lamallari, – vendi ynë mirëpriti dhe Forumin e Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, gjatë të cilit u nënshkrua dhe Plani i Përbashkët i Veprimit për Luftimin e Terrorizmit”.

 

Më pas në një prononcim për mediat, zv.ministri Lamallari u shpreh se:

“në dritën e rritjes së forcave politike ekstremiste në Europë, bashkë me kërcënimet që paraqet ekstremizmi i dhunshëm, i demonstruar dhe me raste praktike agresioni, është e domosdoshme që çështje të tilla të trajtohen në aspektin ligjor si akte kriminale, nga agjencitë përkatëse. Politizimi i rasteve të tilla flagrante të ekstremizmit të dhunshëm, nën retorikën etno nacionaliste, është një qasje e gabuar dhe madje kundër produktive”.

 

Ai pohoi gjithashtu se dinamikat rajonale të kërcënimeve të tilla diktojnë nevojën e bashkëpunimit mes të gjitha vendeve të rajonit.

 

Duke iu referuar nevojës dhe rëndësisë së përfshirjes së Kosovës në nisma të përbashkëta rajonale dhe ndërkombëtare, z.Lamallari tha se “një rajon i sigurt dhe i qetë, në marrëdhënie të mira fqinjësore mund të funksionojë si i tërë, pa ‘hapësira të errëta apo të pambuluara’ nga bashkëpunimi rajonal”.

 

Forumi i Budva-s u organizua nga Instituti Ndërkombëtar Republikan me qendër në SHBA, i cili bashkëpunon ngushtë me DASH dhe agjenci të tjera amerikane.

 

Posted Under:
Politike
Tagged:
Besfort Lamallari

Nga e njëjta kategori

Rama takon homologun koreano-jugor, biseda me Kim Min-Seok fokusohet tek teknologjia dhe investimet inovative

më shumë...

“Territorialja” vijon me dëgjesat, në fokus financat e bashkive, PD skeptike për shkrirjen e njësive të vogla vendore

më shumë...

Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO zbut dënimin për Alqi Bllakon

më shumë...

Kushtetuesaj shqyrton “Veliajn”, kryebashkiaku i Tiranës kërkon rrëzimin e masës së sigurisë “arrest në burg”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:03

Rama takon homologun koreano-jugor, biseda me Kim...

2:59

Falja e detyrimeve për bizneset, Tatimet publikojnë...

2:55

“Territorialja” vijon me dëgjesat, në fokus financat...

2:53

Von der Leyen për dronët në Baltik:...

2:49

Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO zbut...

2:48

Kushtetuesaj shqyrton “Veliajn”, kryebashkiaku i Tiranës kërkon...

2:43

“Luftë korrupsionit në polici”, pas Sarandës, ministri...

2:20

“Ishim Koreja e Veriut e Evropës”, Rama...

2:16

KE ndan rreth 160 milionë euro për...

1:41

DETAJE/ Nënkomisari në Sarandë “i bën gropën”...

1:30

Arrestohen shpërndarësit e drogës në Kavajë, lënda...

12:45

Gabimi që bëjmë gjithmonë për ruajtjen e...

12:34

19 të vrarë në Libanin jugor, tre...

12:25

Konferenca Vjetore e Mikrofinancës, 400 përfaqësues nga...

12:11

“Ndihesh i braktisur nga fëmijët, familja”, përlotet...

12:05

“Pas 40 vitesh u rrëzova në tokë”,...

11:49

Qershia “mban” fermerët në Elbasan, është burimi...

11:22

Hita në Sarandë: Efektivët që mbajnë lidhje...

11:05

Kontrolle të befasishme në burgun e Vlorës,...

10:52

Parakalim i gabuar, makina përplaset me motorin...

Më të klikuarat

  • “Ndihesh i braktisur nga fëmijët, familja”, përl...
  • Protesta për shqipen në Shkup, ministri i Drejtësisë kundër...
  • Brisida Shehaj: Ja si nisi karriera ime në PS, Rama qeshi ku...
  • Brisida Shehaj zbulon emrin: Ministrja që e kam pasur mikesh...
  • Progres me IBAR, Coela vendos te enjten, Këshilli Europian r...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.