Stenda Living në panairin e librit gjendet në katin e dytë, e në të gjen vepra të autorëve nobelistë, fitues të çmimeve të ndryshme letra e po ashtu bestseller.
Këtë edicion të 21-të të librit, kjo shtëpi botuese ofron 7 tituj të rinj, më shumë se asnjëherë më parë. E ndryshe nga sa vitet e shkuara klasikë zënë një vend të rëndësishëm në listën e titujve të rinj.
Por, në stendën Living, dashamirësit e librit do të gjejnë jo vetëm letërsi artistike, por edhe biografi, histori e lifestyle.
Ne Living nuk mungon as personazhi i parapëlqyer i fëmijëve, Pepa, që këtë vit vjen edhe me librin e dytë të përkthyer për të vegjlit.





