Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi ka përplasur me makinë një 62-vjeçar.
Policia njofton se 62-vjeçari sapo zbriti nga një mjet tjetër në rrugë është përplasur nga makina.
Fillimisht ai u transportua në spital për ndihmë mjekësore, por për shkak të lëndimeve të marra, ndërroi jetë.
Shoferi 47 vjeçar me iniciale F.P u arrestua nga policia dhe akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 47 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Sot rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tren, automjeti me drejtues shtetasin F. P., ka përplasur shtetasin L. Sh., rreth 62 vjeç, i cili sapo kishte zbritur nga një automjet tjetër.
Si pasojë e aksidentit, 62-vjeçari ka marrë dëmtime trupore dhe ka ndërruar jetë më pas në spitalin e Korçës.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.





