VIDEO/ Restaurohet filmi i parë shqiptar “Fëmijët e saj”! Rama: Punë e çmuar për ruajtjen e trashëgimisë sonë kinematografike

Filmi “Fëmijët e saj”, i prodhuar në vitin 1957 me regji të Hysen Hakanit, është restauruar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe do të rikthehet së shpejti për publikun në version të përpunuar.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar këtë proces si një punë të çmuar për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kinematografike shqiptare.
Sipas tij, restaurimi i filmit ndihmon në ringjalljen e kujtesës historike dhe u jep mundësi brezave të rinj të njohin nga afër historinë, artin dhe vlerat e kinemasë shqiptare.
“⭐️Disa fragmente nga filmi i restauruar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, “Fëmijët e saj” i vitit 1957, me regji të Hysen Hakanit, që së shpejti do të rikthehet i restauruar për publikun ????
Një punë e çmuar për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kinematografike, që i jep jetë kujtesës dhe u mundëson brezave të rinj të njohin nga afër historinë, artin dhe vlerat e kinemasë shqiptare????️”, shkruan Rama.
/vizionplus.tv




