Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa do të vizitojë Tiranën të martën e ardhshme.
Ky takim vjen në kuadër të një turi ballkanik i cili do të përfundojë më 5 qershor në samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor, në Malin e Zi.
Sa i përket axhendës në Tiranë, Costa pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj. Gjatë qëndrimit ne kryeqytetin shqiptar ai do të zhvillojë gjithashtu një takim me studentët e kampusit të Tiranës të Kolegjit të Evropës.
Në një postim në rrjetin social X, Costa shkruan: “Vizita në rajon dërgon një sinjal të qartë: angazhimi ynë ndaj Ballkanit Perëndimor është real; dhe kështu është edhe mundësia e zgjerimit. Momenti është aty. Tani është koha për të dhënë rezultate.”





