Kryeminsitri Edi Rama ka komentuar edhe njëherë ngjarjen e Bularatit.
Duke u ndalur tek kritikat e komentuesve në “Facebook” për reagim të dobët të shtetit shqiptar në ngjarjen e Bularatit, kryeministri Rama në rubrikën “Përgjigja ime” u shpreh se dashuria për vendin tënd nuk matet mesa shumë je në gjendje ta urresh vendin e tjetrit.
Rama tha se kush urren vendin e tjetrit është e keqja e vendit të vet dhe kush mund ti bëjë keq tjetrit në vendin e tij, duhet të ruhet në radhë të parë nga vetja vetëm për hir të vendit të vet.
Rama nuk ka kursyer kritikat edhe ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha.
“Mirë sedërlinjtë, por ne kemi kadrinjtë, ish-president dhe ish-kryeministër, i biri i Sheqeres dhe derdh helmin e urrejtjes në mexhelis si të ishte djali i vetëm i Anakondës. Mendoni një sekondë sikur shteti jonë të ishte përplasur me polici me ata jabanxhinj që erdhën dhe lanë namin e tyre të zi edhe në Shqipëri dhe ikën pasi keqtrajtuan të ashtuquajturin ‘hero’ i tyre, e pamendueshme. Shumë prej tyre nuk do të hyjnë dot më në Shqipëri, të tjerët do të mendohen mirë nëse do të vinë përsëri dhe kush thotë se për atë përçudnim të ceremonisë mortore fajin e paskësh varreza e ushtarëve të rënë gjatë luftës italo-greke, duhet të vizitohet, nuk është mirë.”
Sipas kryeminsitrit Shqipëria e mirë e tregoi edhe njëherë veten me sjelljen e vet në ditën e turpërimit të flamurit fqinj nga një grusht njerëzish që nuk përfaqësojnë as popullin grek dhe as Greqinë në asnjë mënyrë.
Rama tha gjithashtu se të gjithë ata që e morën mosreagimin e Shqipërisë për dobësi e morën përgjigjen e merituar pasi në këtë vend nuk do të hyjnë më.





