Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilloi këtë të hënë një takim kokë më kokë për 60 minuta në Presidencë me presidentin Ilir Meta.
Takimi mes Ruçit dhe Metës u bë me kërkesë të kreut të Kuvendit dhe erdhi menjëherë pas mbledhjes së grupit të PS.
Shkak i këtij takimi u bë vendimi I Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër I Brendshëm.
Ndërkohë më herët, Rama gjatë mbledhjes së grupit vendosi që të martën të mblidhet Kuvendi në nje seancë të jashtëzakonshme për të shkakruar Fatmir Xhafajn nga posti i ministrit dhe për të emëruar Sandër Lleshin zv/ministër të parë duke i dhënë këtij të fundit dhe rolin e drejtuesit.





