Zëvendës ndihmës sekretari amerikan për Evropën e Euroazine Methju Palmer pritet te vizitoje Maqedoninë. Zyrtari i lartë do të zhvillojë takime me kryeministrin Zoran Zaev, me presidentin George Ivanov dhe me përfaqësues të partive politike. Vizita e tij do të jetë tre ditore dhe do të fokusohet në referendumin e Maqedonisë për emrin, i cili do të zhvillohet në date 30 shtator. Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, Palmer gjatë vizitës do të shprehë mbështetjen e SHBA-ve për arritjen e marrëveshjes së Prespës me Greqinë, si dhe për progresin e mëtejshëm të vendit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.
Zyrtari amerikan Palmer viziton Shkupin





