Një person ka shtënë me armë në drejtim të policies, në zonën e Radhimës në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur blutë e Vlorës kishin shkuar për ta arrestuar, por ai ka qëlluar me armë ndaj tyre.
Mësohet se të shtënat janë dëgjuar pranë një hoteli dhe shkaktuar panik tek banorët dhe turistët, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur.
Nuk dihet ende se cili është autori i ngjarjes, por mësohet se ai ka qenë person në kërkim dhe jetonte në një shtëpi në Radhimë.
Ndërkohë, policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e tij.





