Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se nuk i trembet asnjë procedimi penal të urdhëruar nga kryeministri Rama. Madje ajo nuk ngurron të akuzojë edhe Prokurorinë si të kapur nga qeveria.
Kryemadhi thotë se do të vijojë aksionin opozitar dhe se askush nuk ka të drejtë ta gjykojë, përveç popullit me votë.
Deklaratat drejtuesja e LSI-së i bëri pas takimit me një grup aktorësh, ku dha mbështetje për pretendimet e tyre.
Protestat tha Kryemadhi do të vijojë kundër kapjes së shtetit dhe institucioneve të tij nga qeveria e kryeministrit Rama.





