Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të marte në aksin rrugor Lezhë-Laç. Dy automjete janë përplasur, duke lënë të plagosur dy persona, ndërsa nuk dihen ende shkaqet. Nga informacionet e para dyshohet per nje manovrim te gabuar te njërit prej drejtuesve. Të plagosurit janë dërguar me urgjence në spitalin rajonal të Lezhës ku po marrin mjekimin.
Dy të plagosur në aksident në aksin Lezhë-Laç




