Miley Cyrus është me të vërtetë e veçantë, por as babai i saj Billy Ray Cyrus nuk mbetet pas. Në fakt, këngëtari i muzikës country, vërtetoi disa ditë më parë se është tepër i guximshëm dhe unik duke ndryshuar emrin. Ai tani rezulton vetëm si Cyrus dhe Miley mendon se kjo është zgjedhja më e hatashme që ai ka bërëne gjithë jetën e tij.
Një mik i familjes shprehet: “Miley mendon që babai i saj është fantastik. Atij as që i intereson ajo që mendojnë të tjerët, dhe kjo është arsyeja përse Miley e adhuron kaq shumë atë. Ai gjithmonë ka bërë atë që ka dashur, edhe përse të tjerët mund ta kenë komentuar në mënyrë të papërshtatshme. Cyrus është një person vërtetë i mrekullueshëm.” Informatori shton “Ai mund ta quajë veten si të dojë, por për Mileyn ai gjithnjë do të jetë BABI.”





