E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Levan, drejtuesit e mjeteve përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur disa minuta mẽ parẽ nẽ aksin Fier-Levan, pranë “Qafës së Koshovicës” dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë dy drejtuesit kanë mbetur tẽ plagosur.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Reklamë

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për te përcaktuar shkaqet e aksidentit, si dhe për të bërë të mundur normalizimin e trafikut.

Ky aks rrugor është njollë e zezë për aksidente, veçanërisht gjatë muajve të verës kur dhe fluksi i automjeteve që qarkullojnë në të është më i lartë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë