E hënë, 23 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mbeti i plagosur rëndë në atentatin ndaj Sel Çamit, del nga gjendja kritike për jetën Jakup Hasani

Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të ndodhur sot në Fier, ka dalë nga gjendja kritike për jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Fierit.

Hasani ka marrë tre plumba në trup. Pas përfundimit të operacionit, ai është dërguar në repartin e reanimacionit, ku do të vijojë të mbahet nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Ndërkohë, i plagosuri ndodhet nën masa të rrepta sigurie.

Kujtojmë që ditën e sotme u ekzekutua në banesën e shtëpisë së tij ndërsa ishte duke punuar në oborr Selami Hasani i njohur ndryshe si “Sel Çami”, i cili mori 7 plumba në trup, ndërkohë nipi i tij mbeti i plagosur rëndë.

Reklamë

Lidhur me ngajrjen e rëndë policia ka shoqëruar disa persona.

Hakmarrja është pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet, ndërsa për ngjarjen janë ushtruar edhe kontrolle në banesën e “Ben Qimes”, rivalit të Selami Hasanit.  Ky i fundit, vite më parë ka ekzekutuar me armë nipin e “Ben Qimes”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.