Kronikë
Aksident në aksin Fier-Levan, motorri rrëzohet në rrugë

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta mē parē në aksin Fier–Levan në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës” ku drejtuesi i një motorri ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar në rrugë.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit, ndërsa i lënduari është transportuar drejt spitalit rajonal Fier.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




