Jeta doli edhe njëherë tjetër nga parashikimi i Selena Gomez. Këngëtarja për vite të tëra e kishte bindur veten edhe publikisht se nuk do te mund të harronte dot Justin Bieber. Dhe ja ku ndodhi! Ajo është kokë e këmbë e dashuruar me këngëtarin The Weeknd, dhe që tani e sheh të ardhmen pranë tij. Ndonëse Selena përpiqet të qëndrojë sa më larg rrjeteve sociale dhe medias, miqtë e saj, bëjnë të ditura disa gjëra për krijuesen e hitit “Save The Day”.
Një mik i këngëtares thotë: “Kjo është hera e parë që idea e një martese dhe fëmijët po qëndrojnë seriozisht në mendjen e Selena Gomez. Ajo e ka marr plotësisht në konsideratë krijimin e një familje me the Weeknd dhe pret qe ai të jetë mashkulli i jetës së saj.” Selena Gomez dhe 27-vjecari janë parë për herë të parë në publik janarin e këtij viti, por sipas thashethemeve ata e patën nisur lidhjen muaj më parë.





