Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, eshte shprehur te premten se ai nuk do te qendroje per nje kohe te gjate ne pankinen e Citizens nese nuk fiton nje titull ne sezonin e tij te pare ne Angli, qe do te jete i pari ne karrieren e spanjollit.
“Nese nuk fitoj titull, une nuk do te qendroj per nje kohe te gjate ketu”, ka deklaruar Guardiola. “Eshte kjo aresyeja qe ne duhet te luajme gjithnje e me mire ne cdo ndeshje”, theksoi ai.
“Pa titull nuk mund te kete nje sezon te mire. Kete e kam thene me pare ne muajin gusht”, tha dy here fituesi i Liges se Kampioneve me Barcelonen ne 2009 e 2011.
Aktualisht, Manchester City mban vendin e 3-te ne klasifikim, por me 10 pike larg kryesuesve te Celsit.
Te shtunen, Citizens do te luajne gjysmefinalen e Kupes perballe Middlesbrough para ndeshjes se kthimit ndaj Monaco per 1/8 e finaleve te Liges se Kampioneve (fituar 5-3 ne vajtje).





