E shtunë, 24 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Masa të jashtëzakonshme sigurie në Budapest për finalen e Champions League, kryeqyteti hungarez pret 100 mijë tifozë për duelin Arsenal–PSG

Budapesti po përgatitet për finalen e madhe të Champions League mes Arsenal dhe Paris Saint-Germain, që do të zhvillohet në Puskas Arena. Autoritetet hungareze kanë njoftuar se kanë marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë.

Sipas zëvendësdrejtorit të policisë, një numër i madh i forcave të rendit janë mobilizuar për finalen e madhe, ndërsa përgatitjet kanë nisur prej një viti.

Reklamë

Rreth 4 mijë efektivë policie do të shpërndahen në të gjithë qytetin, pasi ndeshja është cilësuar si me “rrezik të lartë”.

Kryeqyteti hungarez pritet të mirëpresë rreth 100 mijë tifozë gjatë këtij fundjave, ndërsa secila skuadër finaliste ka siguruar nga 17 mijë bileta për mbështetësit e saj. Gjithashtu, mijëra tifozë të tjerë pritet të mbërrijnë në Budapest edhe pa bileta për ndeshjen.

Reklamë

Për të shmangur incidentet dhe tensionet mes tifozëve, autoritetet kanë krijuar zona të ndara për fansat në Sheshin e Heronjve dhe në pika të tjera të qytetit.

Sfida mbetet e madhe edhe për infrastrukturën e Budapestit. Aeroporti i qytetit pritet të përballet me dyfishin e fluksit normal, me rreth 2 mijë fluturime dhe afro 250 mijë pasagjerë gjatë tre ditëve. Ndërkohë, është planifikuar edhe shtim i linjave të transportit publik, si dhe masa të rrepta për qarkullimin rrugor.

Sipas mediave hungareze, organizatorët kanë deklaruar se gjithçka është nën kontroll dhe siguria mbetet prioriteti kryesor për finalen e madhe europiane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë