E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Elbasan, makina përplaset me kamionin, në gjendje të rëndë drejtuesja dhe një fëmijë

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në afërsi të fshatit Pajovë, ku një automjet është përplasur me një kamion.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesja e automjetit dhe një fëmijë që udhëtonte me të.

Reklamë

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet që në vijim të zbardhen më shumë detaje nga hetimet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë