E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Çfarë po ndodh në Shkodër? Ministri Demo dhe Hitaj zbresin në terren, takim edhe me Becin

Ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, zhvilluan një takim me strukturat e Policisë së Shkodrës, ku në fokus ishte puna e bërë gjatë periudhës së fundit dhe rezultatet në luftën kundër krimit.

Gjatë takimit u vlerësua menaxhimi i sezonit veror, veçanërisht në një qark me rëndësi të veçantë për turizmin. Megjithatë, drejtuesit kërkuan angazhim më të madh në luftën kundër kriminalitetit, si dhe në parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit, ku Shkodra vijon të konsiderohet ndër qarqet më problematike.

Reklamë

Ministri Demo premtoi mbështetje të mëtejshme për Policinë e Shkodrës, si në drejtim të pajisjeve logjistike, ashtu edhe përmes mbështetjes financiare, me synim forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e efektivitetit në terren.

Në përfundim të takimit, dy efektivë të Policisë së Shtetit u vlerësuan për rezultate të dalluara në detyrë. Pas takimit me strukturat e policisë, ministri Demo zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ku diskutimet u përqendruan në çështje me rëndësi për qytetin dhe sigurinë publike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.