Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 July 2026
Vizion fokus

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën për finalen...

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i viktimave

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja...

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën që kemi...

Dita e 45-të e protestës në Tiranë, tubim para...

“Berisha po mban në pushtet Ramën”, gazetari: Ja skema...

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama: Nuk ka...

“PS e PD janë bashkë për sistemin zgjedhor”, Tafani:...

Po paratë e të korruptuarve ku janë? Tafani: Bën...

Netanyahu paralajmëron Teheranin: Izraeli do përgjigjet me forcë ndaj...

“AKSHI histori e jashtëzakonshme suksesi”, Rama: “Albanian Digital Solution” synon modernizimin e shërbimeve publike

29 Maj 11:44

Në Tiranë është prezantuar sot “Albanian Digital Solution Sh.A.”, një nismë e re që synon modernizimin e shërbimeve publike dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend. Në aktivitet ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama.

Rama e cilësoi ditën si të shënuar në rrugën e revolucionit digjital dhe transformimit të qeverisjes përmes teknologjisë, duke theksuar se krijimi i shoqërisë së re vjen si domosdoshmëri në këtë fazë të zhvillimit të shërbimeve elektronike.

Ai vlerësoi rolin e AKSHI-t, duke e cilësuar si një histori të jashtëzakonshme suksesi që, sipas tij, ka kaluar një rrugë jo të lehtë.

Sipas tij, “Albanian Digital Solution” vjen si pjesë e nevojës për të forcuar më tej infrastrukturën dhe kapacitetet në fushën e qeverisjes elektronike.

Rama: Është një ditë e shënuar në rrugën e revolucionit digjital dhe transformimit të qeverisjes së vendit përmes teknologjisë, sepse sot ne bëjmë publike një kompani të re, një shoqëri të re, e cila krijohet si një domosdoshmëri në këtë fazë të re të zhvillimit të qeverisjes elektronike. AKSHI është një histori e jashtëzakonshme suskesi, e cila ka kaluar përmes një rruge aspak të lehtë, një rrugë që ka nisur me një grusht shërbimesh dhe që pastaj ka kulmuar në 1200 shërbime publike online, një rrugë që ka nisur me një grusht njerëzish që përdornin platformën dhe pastaj ka kulmuar me 3 milionë përdorues.  Një rrugë ku nevoja për financim ka ardhur duke u rritur, pasi sistemet e ndërtuara kërkojnë financim qoftë për t’u ndërtuar, qoftë për t’u mirëmbajtur.

Rama sqaroi se “Albanian Digital Solution” synon të zhvillojë sisteme teknologjike pa qenë gjithmonë e nevojshme ndërhyrja e sektorit privat, por duke ndërtuar një kompani publike të fortë dhe konkurruese në këtë fushë.

Shefi i qeverisë u shpreh se ambicia është krijimi i një kompanie publike që të jetë ndër më të suksesshmet në treg, me kapacitet për tërheqjen e talenteve brenda dhe jashtë vendit, duke ofruar paga konkurruese dhe mundësi fleksibile pune, përfshirë edhe punën në distancë.

Rama: Albanian Digital Solution, do të zhvillojë sisteme pa pasur gjithmonë nevojë që shteti t’i drejtohet privatit, por përkundrazi me ambicien që shteti të krijojë kompaninë më të suksesshme publike të zhvillimit të sistemeve dhe të mirëmbajtjes së tyre. Kompaninë më të suksseshme në treg, një kompani e cila të ketë kapacitetin të kthehet në një hapësirë për të gjithë talentet, një kompani e cila të ketë pagat më të larta, të ketë kapacitetet që talenteve brenda dhe jashtë vendit t’u ofrojë mundësinë të bëhen pjesë e saj, duke kombinuar punën qoftë në zyrë qoftë në distancë, një kompani e cila të jetë garanci për institucionet e vendit, një kompani që të garantojë vazhdimësinë teknike. Kjo është ambicia.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
AKSHI rama

Nga e njëjta kategori

Nis zbatimi i amnistisë penale, 60 të dënuar dalin nga burgu i Drenovës, 12 gra lirohen nga Pojska

më shumë...

Vapë përvëluese, kujdes orët e pikut, sa do të arrijnë temperaturat sot

më shumë...

Aksident tragjik në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje këmbësoren

më shumë...

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja kush vendos

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:41

Nis zbatimi i amnistisë penale, 60 të...

8:30

Vapë përvëluese, kujdes orët e pikut, sa...

8:06

“Debatet dhe mosmarrëveshjet do marrin fund”, parashikimi...

11:06

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën...

10:48

Aksident tragjik në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas...

10:44

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i...

10:28

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e...

10:25

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën...

10:21

Dita e 45-të e protestës në Tiranë,...

10:16

“Berisha po mban në pushtet Ramën”, gazetari:...

10:10

Deklartata për spastrim etnik, Kosova shpall “non...

10:01

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama:...

9:35

“PS e PD janë bashkë për sistemin...

9:20

Po paratë e të korruptuarve ku janë?...

9:12

Netanyahu paralajmëron Teheranin: Izraeli do përgjigjet me...

9:11

Shqipëria do futet në BE me një...

8:46

Qentë e rrugës rikthehen në problem në...

8:18

Rama: Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike,...

8:15

Investimi në Zvërnec, Rama: Projekti do të...

8:06

Integrimi në BE/ Marta Kos: Përgëzime miqve...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona (EMRAT)
  • Rama: Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, ligj...
  • E pazakontë në Francë, një re gjigante “pushton” bregun, tem...
  • “Do të merrni një ofertë”, parashikimi i yjeve për secilën s...
  • Fieri humb një ikonë të skenës, ndahet nga jeta aktori dhe h...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.