E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarr te “Rana e Hedhun” në Shëngjin, flakët rrezikojnë strukturat akomoduese

Një zjarr ka rënë në zonën e Ranës së Hedhun, duke u përhapur me shpejtësi në drejtim të zonës me pisha.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Flakët janë favorizuar nga bimësia e dendur në terren, duke vështirësuar ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.

Zjarri raportohet se është pranë disa strukturave akomoduese, përfshirë hotele të zonës, ndërsa po bëhen përpjekje për të shmangur përhapjen e mëtejshme dhe rrezikun për objektet përreth.

Vazhdo të lexosh

Reklamë