Starton kampionati belg i futbollit një ekskluzivitet per te tretin vit rresht i paketës tring. Ne edicion e 114 te tij përballe njëra tjetrës ishin vendi i dhjete i sezonit te shkuar Meshelen dhe kampionia ne fuqi skuadra e Klab Bryzh. Dhe miqtë e kane nisur aty ku e lanë sezonin e shkuar. Ekipi i legjendës belge te futbollit Mishel Prydhom luan nje futboll te shpejte qe nuk i le kohe kundërshtarit te reagoje dhe godet nga vija e dyte mjaft rrezikshëm. Kjo ka ndodhur edhe përpara me shume se 15 mije shikuesve ne stadiumin “Achter De Kaserne” ne Meshelen. Ne ndeshjen e transmetuar ekskluzivisht ne Tring Sport 1 HD, miqtë kane zgjidhur gjithçka ne favor te tyre brenda 3 minutave ne pjesën e pare te ndeshjes. Ne minute e 27 ishte Izkierdo qe depërtoi nga e majta e sulmit te tij prej vijës se mesit te fushës, ne qendër dhe deri ne kufijtë e zonës se rreptësisë, ku goditi fort duke e çuar topin ne rrjete. Kolumbiani 24 vjeçar e ka nisur me se miri sezonin teksa nje vit me pare e mbyllte me 7 gola te shënuar. Tre minuta me vone serish Bryzh ketë here nga e djathta e sulmit pa i lëne mundësi dhe kohe vendasve te Meshelen te reagojnë. Është 20 vjecari Dion Cools qe nga e djathta vjen pak ne qendër dhe godet me këmben e tij te djathte fort topin e kthyer nga mbrojtja vendase duke e çuar ne rrjete. Ne te dy golat portieri i vendasve Moris ka bere nje figure jot e mire, ndërsa shpejtësia e topit te goditur nga Kols ishte 108 km ne ore. Ishte goli i pare per 20 vjecarin me fanellën e Bryzh ne sezonin e dyte me kampionet e Belgjikës. Deri ne fund nuk ka me histori dhe miqtë thjesht kane administruar rezultatin e pjesës se pare. Klub Bryzh edhe kete sezon është skuadra qe duhet te ndiqet nga Standart, Anderlech dhe Gent dhe emocionet e supersfidave te Jupiler pro lige ne Tring.





