E hënë, 19 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Nis protesta e studentëve shqiptarë në Shkup për mbrojtjen e gjuhës shqipe, një pjesë e të rinjve ndalohen në kufi

Ka nisur grumbullimi i studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të protestës së organizuar për mbrojtjen e gjuhës shqipe.

Tubimit i janë bashkuar edhe studentë shqiptarë nga Kosova e Shqipëria, edhe pse një pjesë e tyre, janë bllokuar në kufi nga pala maqedonase.

Reklamë

Sipas informacioneve paraprake, studentët ishin nisur drejt Shkup për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar nga organizatat studentore shqiptare, por nuk janë lejuar të vijojnë udhëtimin.

Ndërkohë, protesta në Shkup po vijon me pjesëmarrjen e dhjetëra studentëve dhe qytetarëve shqiptarë, të cilët kërkojnë respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave për përdorimin e gjuhës shqipe.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë