E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat, të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në juglindje të vendit, në orët e mesditës deri pasdite reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 23 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 7 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë