Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 May 2026
Vizion fokus

Dubai hap plazhin e parë privat në botë vetëm...

Bisedimet në ngërç, Trump paralajmëron Iranin: Koha po mbaron

Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e...

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Republikën e Koresë së...

Plagosja e efektivit/ Shpallen në kërkim dy vëllezër, fqinji...

VIDEO/ Tërmet i fortë në Kinë, viktima dhe të...

Sot protestë në Shkup për provimin e jurisprudencës në...

Plagosja me armë e policit në Tiranë, shënjestër ishte...

Alarm në bazën amerikane, përplasen dy avionë gjatë një...

Sulmi në Modena/ Ministri i Brendshëm italian: Mund të...

Plagosja e efektivit, Hita pezullon Anxhelo Kumarakun, arrestohet “shënjestra” e atentatit! Autorët në kërkim

18 Maj 12:15

Anxhelo Kumaraku, efektivi 30-vjeçar i cili mbeti i plagosur pak pas mesnate në Shkozë është pezulluar nga detyra me urdhër të kryepolicit Skënder Hita.

Kumaraku, në momentin e ngjarjes ishte në shoqërinë e fqinjit të tij, shtetasit Kejdi Spaja, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe dyshohet se ishte shënjestër e atentatit.

Lidhur me ngjarjen policia ka shpallur në kërkim dy persona, Aldo Lika dhe Ali Lika (vëllezër), të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin Spajën.

Njoftimi i policisë

Tiranë – Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në mesnatë, në Shkozë.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas (vëllezër), të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin me armë zjarri një 31-vjeçar, pranë banesës së tij.

Arrestohet 31-vjeçari, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Nga të shtënat u plagos aksidentalisht në këmbë një 30-vjeçar (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë.
Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, në Shkozë, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. L., 33 vjeç dhe A. L., 22 vjeç, (vëllezër).

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri, nga automjeti i tyre, në drejtim të shtetasit K. S., i cili ndodhej pranë banesës së tij, bashkë me shtetasit A. K. dhe L. D.

Nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht në këmbë shtetasi A. K., 30 vjeç (punonjës policie, jashtë shërbimit). Ai po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua shtetasi K. S., 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Po punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, ndaj punonjësit të Policisë A. K., Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga ligji nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, pasi ky punonjës policie është konstatuar duke u shoqëruar me një person që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar me vendim gjykate për armëmbajtje pa leje, si dhe nuk ka njoftuar shërbimet policore dhe eprorët për rastin në fjalë.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Efektivi plagosja Tirane

Nga e njëjta kategori

Rihapet platforma “e-Albania 2.0”, Rama: Një hap i ri në transformimin digjital të shërbimeve publike

më shumë...

“Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Hëna e Plotë hap rrugën e suksesit, kush përjeton ndryshime

më shumë...

Përplasjet në Aeroportin e Vlorës, ndërpriten punimet, kompanitë akuzojnë njëra-tjetrën

më shumë...

Shtohen përplasjet në “Ferma VIP”, debate dhe refuzim për kujdesin ndaj kafshëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:15

Plagosja e efektivit, Hita pezullon Anxhelo Kumarakun,...

12:07

Rihapet platforma “e-Albania 2.0”, Rama: Një hap...

11:57

“Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskopi...

11:56

Përplasjet në Aeroportin e Vlorës, ndërpriten punimet,...

11:47

Shtohen përplasjet në “Ferma VIP”, debate dhe...

11:45

Dubai hap plazhin e parë privat në...

11:35

Detaje nga plagosja e policit në mes...

11:13

Bisedimet në ngërç, Trump paralajmëron Iranin: Koha...

10:52

Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona...

10:37

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Republikën e...

10:16

Plagosja e efektivit/ Shpallen në kërkim dy...

10:00

VIDEO/ Tërmet i fortë në Kinë, viktima...

9:39

Sot protestë në Shkup për provimin e...

9:26

Vidhet një dyqan bulmeti në Pogradec, pronari:...

8:30

“Kujdes me krenarinë në debate të vogla”,...

8:11

Plagosja me armë e policit në Tiranë,...

7:23

Plagoset me armë gjatë mesnatës polici në...

10:46

Forcojnë zemrën dhe trurin, ja përse duhet...

10:34

Alarm në bazën amerikane, përplasen dy avionë...

10:17

Sulmi në Modena/ Ministri i Brendshëm italian:...

Më të klikuarat

  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • “Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskop...
  • “Kisha 1 vit e gjysmë e lidhur”, ndarja LIVE dhe...
  • Plagosja me armë e policit në Tiranë, shënjestër ishte fqinj...
  • Presidenti i Tajvanit i përgjigjet Trump: Nuk do të sakrifik...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.