Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 August 2026
Vizion fokus

E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron...

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Magyar kritikon BE: Duam vetëm të mbijetojmë apo të...

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën 11 persona...

Von der Leyen: BE duhet të përgatitet për më...

Muçi-Salah dhe gol, tjetër kombinim perfekt i dyshes së...

E rëndë në Malin e Zi, vrasje e trefishtë...

Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe heqje shtetësie...

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra mbeten aktive

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të mbijetuar, mbi...

Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri, 5 aktive! Situata më problematike në Dajt

31 Gusht 12:01

Ministria e Mbrojtjes njofton se deri në orën 09:00 në të gjithë territorin e vendit janë raportuar 31 vatra zjarri. Prej tyre, 5 mbeten aktive, ndërsa 5 të tjera janë nën mbikëqyrje.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 319 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të operacioneve në terren janë vendosur edhe 80 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Situata më problematike vijon në zonën e Dajtit, në drejtim të Qafë-Priskës, përballë Farkës, ku zjarri mbetet aktiv. Operacioni do të vijojë edhe sot me 15 forca zjarrfikëse, 9 forca të AdZM-së dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura. Sipas autoriteteve, nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Dibër, aktive mbeten vatrat në Vajkal, Lundre dhe Ballenjë. Ndërkohë, zjarri në Sllatinë është izoluar dhe po mbahet nën mbikëqyrje. Në Vajkal janë angazhuar 38 forca të MZSH-së dhe 30 efektivë të FA-së, ndërsa në Lundre pritet të angazhohen 20 efektivë të Forcave të Armatosura. Edhe në këto zona nuk raportohet rrezik për banesat.

Në brezin Bershi–Kurdari–Patinë, në bashkinë Klos, vijojnë të jenë aktive dy vatra zjarri, të shtrira në një sipërfaqe prej rreth 4 hektarësh.

Në qarkun Korçë, situata në zonën e “Qafës së Lugut”, Vithkuq, raportohet nën kontroll dhe po mbahet nën mbikëqyrje. Në Elbasan, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit vijojnë gjithashtu të monitorohen, pa paraqitur rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, zjarri në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në qarkun Durrës, është shuar plotësisht. Flakët u vunë nën kontroll gjatë ditës së djeshme falë ndërhyrjes së strukturave vendore dhe 30 efektivëve të Forcave të Armatosura.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se disa vatra të tjera të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në qarqet Tiranë, Durrës, Berat, Shkodër, Gjirokastër, Lezhë, Vlorë dhe Korçë janë shuar plotësisht ose nuk paraqesin rrezik.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë vendin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Autoritetet deklarojnë se kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Ministria E Mbrojtjes zjarr

Nga e njëjta kategori

Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja kush emërohet

më shumë...

E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në spital 27-vjeçari (EMRI)

më shumë...

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, ja kush u largua

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:52

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

10:48

Disa mënyra për të minimizuar rrathët e...

10:37

Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja...

10:33

E rëndë, ra në kontakt me energjinë...

10:20

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin...

10:11

Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, ja...

10:11

Magyar kritikon BE: Duam vetëm të mbijetojmë...

10:03

Çfarë është ishemia cerebrale?

9:58

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën...

9:38

A i “pastron” veshkat një gotë ujë...

9:18

Von der Leyen: BE duhet të përgatitet...

9:10

Muçi-Salah dhe gol, tjetër kombinim perfekt i...

8:45

E rëndë në Malin e Zi, vrasje...

8:40

Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe...

8:31

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:09

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të...

8:07

Humbi jetën gjatë transportit për në Tiranë...

7:46

Tragjedi në Romë! Gjenden të pajetë në...

7:33

Plagoset me thikë 39-vjeçari në Tiranë

7:19

Çfarë i ndodh organizmit kur qëndrojmë gjithë...

Më të klikuarat

  • Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht ng...
  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlo...
  • 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në Ti...
  • I mituri vret nënën, 16-vjeçari merr policinë në telefon dhe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.