Vladimir Bruçi është personi që mbeti i plagosur në Shkodër këtë të enjte.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 minuta në në lagjen “Partizani”.
Autori është shtetasi Pjerin Bitani.
“Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.
Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.





