Muzeu Arkeologjik i Durrësit vijon të tërheqë çdo ditë vizitorë, që kanë inters për të zbuluar gjurmët e historisë së qytetit bregdetar.
Mes tyre, të shumtë janë edhe të huajt. Për disa prej tyre, kjo është vizita e parë në muze, por edhe kontakti i parë me trashëgiminë e pasur arkeologjike të Durrësit.
“Është hera e parë që vij këtu dhe më pëlqen shumë. Vij nga Norvegjia. Muzeu është shumë interesant dhe më pëlqen shumë edhe historia”, tha një turiste nga Norvegjia
“Jemi nga Franca. Është hera e parë në Shqipëri dhe po vizitojmë këtë muze për të njohur historinë dhe kulturën e vendit tuaj. Jemi shumë të impresionuar. Është shumë i bukur dhe interesant”.
“Është një muze shumë i bukur. Është interesante të shohësh se si ka qenë historia dhe kultura e këtij vendi. Vij nga Franca dhe është hera e parë që jam këtu. Njerëzit janë shumë të këndshëm dhe të sjellshëm. Është një vend shumë i bukur.”
Përgjegjësja e Qendrës Muzeore Durrës, Eda Çekrezi, thotë se numri i turistëve ka qenë i lartë, ndërsa vëmendje të veçantë marrin koleksionet dhe objektet arkeologjike.
Muzeu Arkeologjik i Durrësit u inaugurua në muajin prill, pas përfundimit të një procesi restaurimi dhe rikualifikimi. Ai vijon të mbetet një nga pikat kryesore të interesit kulturor në Durrës, duke mirëpritur çdo ditë vizitorë që kërkojnë të zbulojnë historinë dhe pasurinë e qytetit antik. Prej dy javësh është rikthyer edhe tarifa e hyrjes në muze, me një pagesë prej 800 lekësh.





