Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Vodicë në Poliçan,në vendin e quajtur “Çesma e Thatë”.
Mjeti,tip Toyota Yaris,me targa AC 173 AI,doli nga rruga në një kthese dhe përfundoi në kanalin kullues në anë të rrugës.
Si pasojë e aksidentit,u plagosën tre shtetasit: Veiz Shermalli,60-vjeç, Rabushe Shermalli,78-vjeçe dhe Liljana Shermalli,58-vjeçe,të tre banues në fshatin Vodicë të bashkisë Poliçan.
Ata ishin anëtarë të së njëjtës familje dhe mjeti drejtohej nga 58-vjeçarja Liljana Shermalli.
Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat,ku edhe kanë marrë mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që për shkak të frakturave të marra,78-vjeçarja Rabushe Shermalli është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor i Sektorit të Qarkullimit Rrugor është duke kryer veprimet në vendngjarje,për të zbuluar shkaqet e aksidentit,që paraprakisht mendohet të kenë qënë nxehtësia e asfaltit,që e ka bërë makinën të rrëshkasë gjatë marrjes së kthesës.





