Situata nga zjarri në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës” mbetet kritike. Flakët kanë zgjeruar perimetrin e vatrës së zjarrit për shkak të bimësisë së thatë dhe erës së fortë.
Në terren janë dhjetra forca tokësore ku janë angazhuar në përballje me flakët punonjës të zonave të mbrojtura Dibër, shërbimit zjarrfikës, shërbimit pyjor, punonjës të administratës vendore, forcave të armatosura dhe dy helikopter nga ajri.
Puna intensive është përqendruar në izolimin e vatrës që kërcënon banesa.





