Kryeministri Edi Rama ka reagaur lidhur me skandalin e ditës së sotme ndodhur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ku deputeti Agron Shehaj mori një dokument sekret nga zyrat e Kuvendit.
Rama ka postur në Facebook një video të bërë pubike më herët nga Vizion Plus, ku shihet deputeti Shehaj duke ikur me vrap me dokumentin në dorë, ndërsa një nga punonjëset e Kuvendit e ndjek nga pas, dhe në një moment rrëzohet nga shkallët.
Në postimin e tij Rama shkruan se kjo është fytyra e vërtetë e Agron Shehajt, ajo e një “hajduti pulash”.
Postimi i Ramës:
Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin👺
Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit🙏





