Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi në banesën e tij në fshatin Trush u gjetën katër armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme municioni.
Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Kalibri”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas administrimit të një informacioni të siguruar gjatë punës operative.
Gjatë kontrollit në banesën e të riut, të identifikuar me inicialet Roberto Malocaj, policia sekuestroi një automatik, një pushkë, dy armë gjahu dhe një sasi të konsiderueshme municioni.
Armët dhe municioni janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila po vijon hetimet për rastin.
/vizionplus.tv





