Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye në Francë.
Në këtë zonë, një re gjigante e ngjashme me cunamin kaploi plazhin, si asnjëherë më parë.
Brenda pak minutash, erë e fortë perëndimore e uli temperaturën me 20 gradë brenda një minuti.
Siç shpjegohet nga ekspertët e fushës për mediat franceze, bëhet fjalë për fenomenin e quajtur ‘galernë’ që ndodh në bregdetin e vendit bask kur ajri i ftohtë i detit nga Gjiri i Biskajës arrin mbi tokën më të ngrohtë, duke krijuar erëra të forta që mund të arrijnë 95 km/orë.





