Infrastruktura e emergjencave do të përmirësohet falë një fondi prej 20 milionë eurosh. Këtë gjë e bëri të ditur ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo i cili theksoi se transporti urban do të përmirësohet duke përdorur një financim prej 10 milionë eurosh.
“20 mln euro do të jenë të fokusuara në logjistikë sa u përket infrastrukturës së emergjencave. Kemi financim prej 10 mln eurosh që do të jetë i fokusuar në një program të ri për përmirësimin e transportit urban, i cili problematikat po i nxjerr më shumë në pah. Besoj do të jetë edhe përgjigje e ankesave që ne hasim”, tha Demo.
Gjithashtu, bonusi i zjarrfikësve do të përfshijë mbështetje për të gjithë ata që luftojnë me zjarret.
“Shumë shpejt do të dalim me një paketë mbështetëse për ata që janë në vijën e parë. Bonusi i zjarrfikësve do të shpërndahet për të gjithë ata që luftojnë me zjarret gjatë sezonit”, u shpreh ministri.





