Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 July 2026
Vizion fokus

Sali Berisha mbron privatizimet, ish kryeministri: Ishin në qendër...

Europa “pushtohet” nga zjarret, situatë kritike në Greqi, Portugali...

KE rekomandon hapjen e një grupi të ri kapitujsh...

Zjarret gjatë verës, Demo: 20 mln euro për emergjencat...

Puka, epiqendër e turneut të qitjes, Tomorri fiton “Kupën...

“Klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e...

Programi Kombëtar për Bizneset në tregun e BE, Rama:...

83-vjetori i masakrës me 107 të vrarë në Borovë,...

Rënia e euros, Rama: Sot sipërmarrjet janë në një...

Program i ri për përgatitjen e bizneseve shqiptare drejt...

83-vjetori i masakrës me 107 të vrarë në Borovë, ambasadori gjerman: Masakra u bë nga ne! Karl Bergner flet edhe për protestat në Tiranë

6 Korrik 11:44

Nga Borova, ambasadori gjerman: “Kurrë më” për masakra të tilla, Shqipëria ka mbështetjen tonë për BE-në

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Borovë, ku u kujtuan viktimat e masakrës së 6 korrikut 1943.

“Ky është një moment shumë i dhimbshëm për një ambasador gjerman, sepse jemi këtu për të nderuar viktimat e një masakre të kryer nga ushtria gjermane më 6 korrik 1943. Sot shënohen 83 vjet nga ajo tragjedi, ku humbën jetën 107 burra, gra dhe fëmijë.

Kjo është e dhimbshme për mua, sepse ndaj dhimbjen e banorëve të këtij vendi dhe të familjeve që ende jetojnë me pasojat e asaj ngjarjeje. Shumë prej tyre nuk patën kurrë mundësinë të njihnin gjyshërit, xhaxhallarët, hallat apo vëllezërit e tyre, që nuk arritën të rriteshin.

Është e dhimbshme edhe për mua si ambasador, sepse kjo ndodhi në emër të Gjermanisë dhe të popullit gjerman. Por, njëkohësisht, ne duam të shohim drejt së ardhmes. Duhet të kujtojmë emrat e atyre që u vranë dhe të nxjerrim mësime nga historia, në mënyrë që ajo të mos përsëritet. Ne themi gjithmonë ‘kurrë më’ dhe kjo nënkupton ndërtimin e një shoqërie të bazuar te toleranca, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit. Këto janë edhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian.

Ne mbështesim Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe jemi të lumtur që populli shqiptar është i përkushtuar ndaj këtyre parimeve. Mbështetja jonë është veçanërisht në aspektin teknik të procesit, por vlerësojmë edhe të gjithë ata që në jetën e përditshme mbrojnë sundimin e ligjit, mjedisin dhe vlerat evropiane.

Do të doja të shtoja se kjo është një ditë për të mësuar nga e shkuara, për të nderuar viktimat, për të ndarë dhimbjen me familjet e tyre dhe për të parë përpara.”

I pyetur për protestat në Shqipëri dhe rastet e dhunës, ambasadori u shpreh:

“Çdo aktivitet i shoqërisë civile që zhvillohet në përputhje me vlerat e Bashkimit Evropian është i mirëpritur. Protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me këto vlera. Kush mban përgjegjësi për aktet e dhunës është ende çështje që duhet të sqarohet.”

Posted Under:
Anash Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Arsimi rrezikon krizën për mësues, të vjetrit po dalin në pension, vështirësi për zëvendësimin e tyre

më shumë...

Dhunoi të moshuarën në azil, dënohet me 2 vjet e 3 muaj burg infermierja

më shumë...

Tritol makinës në Shkodër, policia: Ja kujt i përkiste, u shkaktuan vetëm dëme materiale

më shumë...

I ri shqiptar nga Kosova vritet me armë në Suedi, dyshohet se u ngatërrua në përplasje bandash, reagon babai

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

2:22

Arsimi rrezikon krizën për mësues, të vjetrit...

2:12

Dhunoi të moshuarën në azil, dënohet me...

2:11

Tritol makinës në Shkodër, policia: Ja kujt...

2:05

I ri shqiptar nga Kosova vritet me...

2:05

Sali Berisha mbron privatizimet, ish kryeministri: Ishin...

1:53

Europa “pushtohet” nga zjarret, situatë kritike në...

1:33

KE rekomandon hapjen e një grupi të...

Mirela Kumbaro
1:18

Hapen regjistrimet për klasat e para, Kumbaro:...

1:09

Zjarret gjatë verës, Demo: 20 mln euro...

1:08

Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor...

1:03

Puka, epiqendër e turneut të qitjes, Tomorri...

12:20

Kosova sekuestron asete në vlerë prej 1...

12:07

“Klubi Partizani ka pasur zero interes për...

11:50

Programi Kombëtar për Bizneset në tregun e...

11:44

83-vjetori i masakrës me 107 të vrarë...

11:40

U zhvati 50 mln € evropianëve me...

11:35

Rënia e euros, Rama: Sot sipërmarrjet janë...

11:26

Program i ri për përgatitjen e bizneseve...

11:22

Vizita në Londër, Princit Harry i mohohet...

10:56

Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • Vrau efektivin Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij, Viola...
  • “Kundërshtarëve të mi”! Rama mesazh me vargjet e Dritëro Ago...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.