Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka folur në seancën plenare në Kuvend, duke u ndalur te debati publik për çështjen e Zvërnecit dhe pronësinë mbi disa prona në këtë zonëDe[uteti socialist u shpreh se banorët e Zvërnecit kanë të drejta pronësore të garantuara dhe se çështja është duke u trajtuar edhe nga institucionet përkatëse. Bido tha gjithashtu se SPAK ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe se çdo vendimmarrje përfundimtare do të bazohet në dokumentacionin ligjor dhe në rezultatet e hetimeve.
Ardit Bido: Unë dua të qëndroj vetëm në një aspekt. Në debatin tonë publik u zhduk befas në javët e fundit nga këta sharlatanët e populistët e pafre, antishqiptarët e tradhtarët që mbysin debatin tonë publik, për Zvërnecin, për atë që me gjasme u çuan këta sharlatanë dhe që me të drejtë u çuan mijëra shqiptarë. Këta mijëra shqiptarë ikën nga sheshi dhe mbetën vetëm sharlatanët. E drejta e pronës së banorëve të Zvërnecit është një e drejtë legjitime.
Si deputeti i vetëm që ka folur me emra bashkë me kolegë të PS kur këta populistë antishqiptarë qepnin gojën e them sërish. Banorët e Zvërnecit kanë të drejët të plotë mbi pronësinë, e fiset Balliu e Moçka me dokumentet që kanë. SPAK ka nisur hetimet. Shuma e shitblerjes së asaj prone është e bllokuar. Kush të rezultojë në fund se ka të drejtë ligjërisht ajo shumë do t’i kalojë. Por të heshtet politikisht për Zvërnecin nga këta që bëjnë patritonin e madh por që nuk flasin për të drejtat e shqiptarëve është sharlatanizëm i nivelit më të frikshëm politik.





