Sot vendi pritet të ketë kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Paradite moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa nga mesdita deri në orët e pasdites do të ketë shtim të vranësirave mesatare, herë pas here edhe të dendura, në pjesën më të madhe të territorit. Pas pasdites, moti do të kthjellohet sërish në shumicën e zonave.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 36°C në Elbasan, Berat dhe Shkodër, ndërsa në Tiranë, Lezhë dhe Gjirokastër pritet të shënohen 35°C.
Nga mesdita deri në pasdite parashikohen reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit, me përjashtim të vijës bregdetare dhe lokalisht Ultësirës Perëndimore. Në zonat malore të lindjes dhe jugut priten edhe shtrëngata të shkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin pas orëve të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në lugina do të forcohet herë pas here deri në 14 m/s.
Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë 1–3 ballë.
/vizionplus.tv





