Në një nga pozicionet më strategjike të rivierës shqiptare, aty ku Adriatiku takohet me Jonin dhe peizazhi mbresëlënës i Karaburunit krijon një panoramë unike mesdhetare, po merr formë Marina Orikum, një projekt avangdardë dhe transformues i Concord Group, grupit më të madh të investimeve në Shqipëri prej 35 vjetësh, që synon të ripërcaktojë standardin e turizmit, lundrimit me jahte dhe jetesës bregdetare.
E vendosur në Gjirin e Dukatit, rrethuar nga gadishulli i Karaburunit dhe vargmalet përreth, e vetmja marinë aktive aktualisht në Shqipëri ofron kushte ideale për ankorim, navigim dhe për zhvillimin e një komuniteti të ri marine lifestyle në Shqipëri.

Pozicionimi strategjik e vendos Marina Orikum në një nyje kyçe të korridoreve detare Itali-Greqi-Adriatik. Vetëm rreth 50 milje detare nga brigjet italiane dhe në afërsi direkte me Korfuzin dhe rrjetin e marinave të Mesdheut, projekti synon të bëhet një pikë e re referimi për lundrimin turistik dhe turizmin detar ndërkombëtar.
I konceptuar si një destinacion i integruar bregdetar, Marina Orikum kombinon një marinë moderne, e projektuar të jetë ndër më të mëdhatë në rajon, me rezidenca luksoze, vila private, hotel me 5 yje nën logon e një prej rrjeteve prestigjioze botërore, klub ekskluziv jahtesh, hapësira tregtare, sportive dhe rekreative, për një eksperiencë të ndërtuar 365 ditë rreth detit dhe mikpritjes elitare.

Vizioni arkitektonik i projektit është zhvilluar nga arkitekti austriak Chris Precht, i njohur ndërkombëtarisht për qasjen novatore që ndërthur arkitekturën bashkëkohore me natyrën dhe qëndrueshmërinë. Koncepti unik është frymëzuar nga lëvizja e detit dhe dinamika e velave në horizont. Format organike të ndërtesave, tarracat panoramike dhe volumet që ndryshojnë perspektivë krijojnë një identitet arkitektonik që duket sikur është formësuar nga era dhe uji.
“Marina Orikum është një vend i dedikuar jetës së marinës. Një vend që të jep ndjesinë sikur është krijuar nga elementët natyrorë, kur qëndron në tarracat e saj ndihesh sikur ndodhesh në pjesën ballore të një veliere”, shprehet Chris Precht.

Përtej dimensionit arkitektonik, projekti përfaqëson një transformim strategjik për rivierën shqiptare dhe pozicionimin e Shqipërisë në tregun elitar të Mesdheut. Në një kohë kur destinacionet autentike po tërheqin vëmendjen e investitorëve dhe turistëve ndërkombëtarë, Marina Orikum synon të vendosë një standard të ri për zhvillimet bregdetare në rajon.
Me kombinimin e lokacionit strategjik, infrastrukturës moderne dhe një vizioni novator për jetesën luksoze pranë detit, Marina Orikum pritet të kthehet në simbolin e ri të jugut të Shqipërisë dhe një nga destinacionet më të rëndësishme të Mesdheut modern.
Marina Orikum, eleganca e rivierës shqiptare…






