Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
12 June 2026
Vizion fokus

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn zjarrfikësja

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk...

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit: UÇK-ja ishte...

Irani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me...

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro dhe vila!...

“E gjithë bota është ngritur në garë”, Kryeministri: Vetë...

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme nga Kosova...

Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta kthejnë Shqipërinë...

Rama fton protestuesit në dialog: Ejani të shihni se...

Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta kthejnë Shqipërinë në fushëbetejë ata që janë kundër Presidentit Trump

12 Qershor 19:08

Kryeministri Edi Rama, gjatë festës së 35-vjetorit të Partisë Socialiste që u mbajt në “Sheshin Italia” në Tiranë, u ndal te protesta e qytetarëve në Bulevard.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se ajo që po ndodh në Bulevard nuk ka lidhje me Zvërnecin, por se po tentohet të kthehet nga fuqi të mëdha në një fushëbetejë kundër Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“A ka njeri që nuk e mendon se në këtë protestë ka një luftë politike e ideologjike, që nuk është fare lufta jonë? Nëse do të ishte bota kaq e ndjeshme dhe nëse senatorët amerikanë do t’i kishin në zemër plazhet e Shqipërisë, do të kishin thënë ndonjë fjalë për Rrjollin.

Këtu fjala nuk është për flamingot, për mjedisin. Këtu fjala është për Presidentin e SHBA-së. Hallin që kanë me SHBA-të nuk mund ta përdorin në Shqipëri dhe nuk mund të përdorin shqiptarët si mish për top.

Nuk duam ne turizëm elitar, se turizmi elitar nuk është për ne, se turizmi elitar është për ata që kanë shumë lekë, se nuk shkojmë dot. E kundërta është e vërtetë. Ne na duhet sa më shumë turizëm elitar, sepse çdo lek që vjen është gati dyfishi i asaj që futet në ekonominë e komunitetit dhe të vendit. Ata që vijnë në këto zhvillime vijnë me shumë para.

Shqipëria nuk mund të mbetet mbrapa as Greqisë, e jo më Malit të Zi. Shqipëria nuk është thirrur të shpikë rrotën, por të hapë portën. Shqipëria është një vend që ka disa bekime. Bekime që i detyrohen të parëve tanë, siç është bekimi i mikpritjes, besës, i shtëpisë së shqiptarit që është e Zotit dhe e mikut.

Bekimi i gjyshërve tanë. Shqipëria u bë fari në Luftën e Dytë Botërore, kur vende më të pasura i dorëzuan hebrenjtë, ndërsa gjyshërit tanë nuk e bënë këtë. Historia e shqiptarëve është historia e njerëzve që, përtej feve, kanë pasur respekt për tjetrin. Ishin myslimanët shqiptarë që u bënë mburoja e hebrenjve.

Kjo është arsyeja pse Shqipëria duhet ta mbajë me krenari atë lidhje dhe atë bekim. Sepse kushdo ndihet në shtëpinë e vet, pasi shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.

Ne kemi arritur të jemi miq të shkëlqyer edhe me Izraelin dhe me ata që janë përballë Izraelit, me vende si Egjipti, Emiratet dhe Turqia.

Cili është djalli që po tenton të hyjë mes nesh? Cili është djalli që po tenton t’u lërë shqiptarëve në kurriz një gjë që ne po përpiqemi ta mbrojmë? Sa e gënjeshtërt, aq edhe çuditërisht e përthithur nga ata që duan të gjejnë rrugë për urrejtjen.

Çfarë lidhjeje ka Izraeli me investimin në Zvërnec? Investitorët kryesorë janë dy vëllezër myslimanë nga Katari, që nuk kanë asnjë lidhje me Izraelin, apo se dhëndri i Trump është hebre. Po pastaj? Aq budallenj jemi ne sa t’i bëjmë karshillëk dynjasë, ndërkohë që jemi shumë të vegjël për të bërë një karshillëk të tillë?

Ne duhet t’i kemi me të gjithë marrëdhëniet vëllazërore dhe strategjike”, tha Rama.

 

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Protesta rama trump Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit: UÇK-ja ishte mburoja e një populli, jo agresori

më shumë...

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro dhe vila! SPAK jep detaje për operacionin kundër rrjetit të narkotrafikut

më shumë...

“E gjithë bota është ngritur në garë”, Kryeministri: Vetë zëdhënësi i qeverisë iraniane shkruan në shqip “Rama ik”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:43

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

9:13

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:07

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn...

9:01

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër,...

8:28

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit:...

8:06

Irani publikon tekstin me 7 pika të...

8:03

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak...

8:01

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro...

7:24

“E gjithë bota është ngritur në garë”,...

7:08

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme...

7:08

Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta...

6:46

Rama fton protestuesit në dialog: Ejani të...

6:38

35 vjetori i PS, Rama: Sot flamuri...

6:33

“Kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh”, Rama: PS...

6:25

35 vjetori i PS, Rama: Protesta nisi...

6:23

PS feston 35-vjetorin, qytetarët mblidhen tek sheshi...

6:18

Nis festa e socialistëve, Klosi: PS i...

5:51

Aksioni i SPAK/ I akuzuar për trafik...

5:33

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga...

5:14

SHBA/ Zbulohet shkaku i vdekjes së 11...

Më të klikuarat

  • “Do doja të isha në finale”, Romiri: Kam çaluar si lojtar, k...
  • Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara n...
  • FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau dhe zhduku shokun e ti...
  • Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen
  • Tre ditë para finales, kush u eliminua nga Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.