Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Flats”, në kuadër të goditjes së rasteve të shfrytëzimit të apartamenteve të marra me qira për ushtrimin e prostitucionit.
Sipas njoftimit zyrtar, hetimet zbuluan se në tre apartamente, dy në Rrugën e Elbasanit dhe një në rrugën “Vangjush Furxhi”, ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja.
Në kuadër të operacionit u arrestuan dy shtetase kineze, K.S., 39 vjeçe dhe W.G., 42 vjeçe, si dhe shtetasja vietnameze T. (N.L.) V., 43 vjeçe. Sipas policisë, ato dyshohet se kishin marrë me qira apartamentet për t’i përdorur për ushtrimin e prostitucionit.
Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për dy shtetas të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan dy telefona celularë që përmbanin komunikime të lidhura me këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.
/vizionplus.tv





