Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
10 June 2026
Vizion fokus

Aksident në Vlorë, një i plagosur

Rikthehen “ethet” e luftës mes Pakistanit dhe Afganistanit, 13...

“Greqia na ka futur xixat me njëri-tjetrin”, Rama: Bota...

“Është koha të paguani çmimin”, Trump kërcënon Iranin

BE pritet të miratojë paketën e re të sanksioneve...

Debate në parlamentin e Greqisë, propozohet projektligji i ri...

Xi Jinping dhe Kim Jong Un forcojnë aleancën strategjike...

“Më  shumë siguri në ndërtime”, kontrolle për cilësinë e materialeve për...

“Çdo demokrat të shkojë në protestë”, Berisha: PD mbështet...

Tusk: Asnjë marrëveshje për Ukrainën pa Poloninë

Tusk: Asnjë marrëveshje për Ukrainën pa Poloninë

10 Qershor 14:40

Kryeministri polak Donald Tusk ka kritikuar mospjesëmarrjen e vendit të tij nga bisedimet për Ukrainën në formatin E3 me Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe. Ai tha se këtë ia ka bërë të qartë edhe kancelarit gjerman Friedrich Merz në një bisedë telefonike, njoftoi në Varshavë, sipas agjencisë së lajmeve PAP.

“Kam thënë se, nga këndvështrimi polak, marrëveshjet në të cilat Polonia nuk është e përfshirë, nuk do të respektohen nga ne,” citohet të ketë thënë Tusk. “Polonia është një hallkë absolutisht e domosdoshme për të folur seriozisht për të ardhmen e Ukrainës dhe të rajonit.”

Tusk u informua nga Merz për takimin

Merz, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takuan të dielën (07.06.) në Londër. Në kryeqytetin britanik u ra dakord për një qëndrim evropian ndaj Rusisë lidhur me bisedimet për një fund të luftës.

Sipas fjalëve të tij, Merz e informoi Tuskun për këtë takim të martën. Ai dhe Tusk janë dakord për kursin në mbështetje të Ukrainës, shkroi kancelari në platformën X.

“Do të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë – kjo luftë duhet të marrë fund tani.”

E3, E5 apo edhe më shumë?

Tusk raportoi se edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk është e entuziazmuar për formatin E3. Ai foli për një takim të afërt me Poloninë dhe Italinë në formatin E5. Megjithatë, kryeministri polak pranoi se në këtë mënyrë gjithnjë e më shumë shtete mund të kërkojnë pjesëmarrje dhe procesi i bisedimeve mund të bëhet i vështirë.

Polonia është e rëndësishme si vend fqinj dhe aleat i Ukrainës, si dhe si një shtyllë kyçe e sigurisë së BE-së dhe NATO-s në lindje. Por aktualisht, në planin politik, Polonia po bllokohet nga konflikti ndërmjet presidentit Karol Nawrocki dhe qeverisë së Tuskut mbi atë se kush e përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare. Formati E3 gjithashtu lë jashtë vendet nordike – Finlandën, Suedinë, Danimarkën dhe Norvegjinë – të cilat janë mbështetës të rëndësishëm politikë dhe ushtarakë të Ukrainës./dw

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
marreveshje Poloni Ukraine

Nga e njëjta kategori

Aksident në Vlorë, një i plagosur

më shumë...

Rikthehen “ethet” e luftës mes Pakistanit dhe Afganistanit, 13 të vrarë nga bombardimet e avionëve!

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e enjte, ja çfarë ndodh me temperaturat

më shumë...

Aksident në aksin rrugor Pogradec – Qafë Pllocë, plagoset shoferi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

5:21

Aksident në Vlorë, një i plagosur

5:09

Rikthehen “ethet” e luftës mes Pakistanit dhe...

5:08

“Greqia na ka futur xixat me njëri-tjetrin”,...

5:02

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

4:45

Aksident në aksin rrugor Pogradec – Qafë...

4:31

“Është koha të paguani çmimin”, Trump kërcënon...

4:12

BE pritet të miratojë paketën e re...

3:54

Debate në parlamentin e Greqisë, propozohet projektligji...

3:18

Xi Jinping dhe Kim Jong Un forcojnë...

2:53

“Më  shumë siguri në ndërtime”, kontrolle për cilësinë e...

2:46

“Çdo demokrat të shkojë në protestë”, Berisha:...

2:40

Tusk: Asnjë marrëveshje për Ukrainën pa Poloninë

2:30

Debat për administratën publike, PD: Angazhohet në...

2:24

Sherri në Velipojë dy ditë më parë,...

1:53

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për...

1:44

Sekuestrohen armë, granata dhe qindra fishekë luftarak...

1:40

“Armand Shakaj më tha të fikja dritat...

1:13

Zbulohet mozaiku i ri në Elbasan, arkeologët:...

12:49

“Sakrifica e tyre nuk do të harrohet”,...

12:39

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt, avokati i...

Më të klikuarat

  • Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një person
  • Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...
  • “Armand Shakaj më tha të fikja dritat se do nxirrte një frig...
  • I zhdukur prej 6 ditësh, mister fati i Eglant Koçit, gjenden...
  • Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si ajo e vitit ’90-të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.