Në kuadër të çeljes se sezonit turistik në qytetin liqenor të Pogradecit ditën e sotme, ministri i Turizmit dhe i kulturës Blendi Gonxhe do mbaje disa takime. Gonxhe ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të udhëtuar drejt Pogradecit, nëpërmjet një hidroplani (seaplane), ku synohet promovimi i sporteve ujore.
“Ishte shumë qejf” – tha Gonxhe teksa zbriti ndërsa në takimi me bizneset e zonës, ministri tha se kjo është hera e parë që avioni zbret per qejf e jo për hall, duke kujtuar avionët e vegjël që marrin ujë për të fikur zjarret në Shqipëri
/vizionplus.tv





