Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e sotme të grup[it parlamentar ka folur sërish për çështjen e Zvërnecit. Berisha tha se PD është plotësisht dakord dhe mbështet investimet e huaja.
Duke u ndalur dhe te Sazani, Berisha tha se ata që shqetësohen për ishullin janë një grup hipokritësh, pasi në Sazan nuk prishet asgjë.
Më tej, në fjalën e tij kryedemokrati u shpreh se partia e tij është partia që ka rritur sipërfaqen e zonave të mborjtura nga 3% në 16%.
“E gjykoj të domosdoshme të paraqes dhe njëherë qëndrimin tonë, haptas me sinqeritet të plotë. Besoj se përputhet plotësisht me programin e PD. Kërkoj nga ju mirëkuptim, të kthehemi 2 apo 3 vite më parë kur është dhënë lajmi, që kompania ka treguar interes të veçantë dhe do të investojë në Sazan dhe Zvërnec. Reagimi im ndaj këtij lajmi ka qenë, plotësisht dakord. Pse? Sepse i ka paratë. Për mua interesi i vendit del mbi Ramën. Sa i përket ishullit, ata që qajnë elegjinë e Sazanit janë një grup hipokritësh se në Sazan nuk prishet asgjë. Zvërneci është tokë private në tërësinë e saj. Ne mbështesim investimin e huaj, por qëndrojmë plotësisht për respektimin e mjedisit. Mjedisorëve u them se është kjo parti që zonat e mbrotjura i ka çuar nga 3-16%. Ky që ka ardhur pas ka hequr 110 mijë hektarë zona të mbrojtura nga bregu dhe i ka shtuar në malet pas Dajtit”, tha Berisha.





