Prej tre ditësh, qytetarët protestojnë para kryeministrisë dhe kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec.
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Live në Mëngjes”, në Vizion Plus ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me projektin, hetimin e nisur nga SPAK, si dhe qëndrimet e protestuesve dhe forcave politike ndaj kësaj çështjeje.
Bido: Një protestë ende e hallakatur në gjykim tim, unë dua të di se kur u fol për Zvërnecin. Dje kemi pasur një zhvilim shumë të rëndësishëm, që SPAK ka nisur hetimin dhe ka bllokur edhe fondin e kalimit të parave dhe me këtë hetim ai fond do t’i shkojë pronarëve që do të rezultojnë të vërtetë. Këtë nuk e shoh në protestë. Dje pashë një tufë “politikejsh” se nuk besoj që janë politikanë, qoftë të PD-së qoftë të forcave oportuniste, të cilët nuk i pashë të reagonin për skenat e dhunës në Vlorë. Këta “politikejt” nuk i pashë, reaguan të nesërmen. Tani shkojnë në protestë dhe sërish nuk e shoh se cili është qëndrimi i tyre. Protesta është kundër banorëve të Zvërnecit, sepse banorët e Zvërnecit kanë pretendimin pronësor dhe duan që prona t’iu kthehet atyre. Por duan t’iu kthehet në mënyrë që të shitet dhe të zhvillohet sipas projektit. Protesta në Tiranë është kundër banorëve të Zvërnecit. Sa i përket biodiversitetit, është cenuar në atë zonë në mënyrë të vijueshme dhe nuk ekziston më si ka qenë. Që në vitet ’70 ka qenë Aeroporti ushtarak në Lagunën e Nartës. Tani është Aeroporti Civil në Lagunën e Nartës. Ai është një peizash i mbrojtur i shpallur në vitin 2004. Si peizazh i mbrojtur, do të thotë që ndërtimet që mund të bëhen atje nuk mund të prishin peizazhin. Projekti që do të bëhet aty, është kthyer pesë herë sepse duhet të plotësojë kriteret për peizazh të mbrojtur.
Bido deklaroi se kundërshtimet ndaj projektit në Zvërnec nuk kanë karakter ambientalist. Ai tha se po zhvillojhet një luftë hibride që synon të dëmtojë interesat e Shqipërisë.
Bido sqaroi se në zonën e Lagunës së Nartës nuk do të preket kategoria e mbrojtur, duke theksuar se projekti është rishikuar disa herë për të respektuar statusin e peizazhit të mbrojtur.
Bido: Lufta hibride përdoret si mjet për të sjellë dëm. Cili është dëmi këtu? 4 mld euro, 15% e GDP shqiptare që të mos vijnë investimet në Shqipëri. Ky nuk është interes shqiptar, është interes i grekëve, malazezëve, kroatëve me të cilët ne do të konkurrojmë me një turizëm elitar në Vlorë. Në Lagunën e Nartës nuk do preket kategoria 5, që unë jam për t’u prekur, por nuk do preket, pra do jetë peizashi i mbrojtur. Kjo (protesta) nuk është lëvizje ambientaliste, është një revoltë e qytetarëve për shkak të pamjeve të dhunës dhe që pastaj po përdoret sot një luftë hibride nga Greqia. Janë hapur 5 mijë profile fake vetëm në 24 orët e fundit, luftë hibride. Kushdo që është opozitar, meqë nuk e do këtë qeveri le të dalë dhe të protestojë për pushtetin e keq, por nuk mund të dalësh dhe të protestosh kundër 4 mld eurove që i vijnë Shqiëprisë, nuk mund të protestosh kundër interesit të vendit tënd.
Në përfundim, ai theksoi se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë kundër qeverisë, por sipas tij nuk duhet të kundërshtohen investimet e mëdha që, siç u shpreh, i sjellin përfitime ekonomisë shqiptare.





