Inxhinieri i mjedisit Aleksandër Trajçe, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se nuk është kundër zhvillimit ekonomik, por argumentoi se investimet duhet të realizohen në zona të përshtatshme dhe pa cenuar ekosistemet më të rëndësishme të vendit.
Sipas tij, rreth 20% e territorit të Shqipërisë është i shpallur zonë e mbrojtur dhe përmban vlerat më të larta të biodiversitetit, ndaj kërkon mbrojtje të veçantë.
Trajçe komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili ka siguruar se flamingot e Nartës nuk do të preken nga projekti.
Inxhinieri i mjedisit u shfaq skeptik, duke argumentuar se vetë procesi i ndërtimit sjell pasoja të pashmangshme për habitatin natyror.
Pjesë nga biseda:
Trajçe: Detajet e vizitës që Rama përmendi ne nuk i dimë. Unë doja të qartësoja që ne nuk jemi kundër zhvillimit të vendit, por ka vende ku bëhen gjërat. Shqipëria ka 20% të territorit të shpallur si zonë e mbrojtur, ndërsa 80% është zonë ku ti mund të zhvillosh. Në çdo ndërtim duhet të respektohet mjedisi. Ky 20% ka vlerat më të larta të biodiversitetit dhe natyrës. Rama vetë nxjerr në rrjetet sociale flamingon në Nartë.
Borakaj: Rama tha se nuk do të preken flamingot.
Trajçe: Aty do të ketë beton pa masë, mbetje, rrugë që do të hapen. Vetëm nga nisja e ndërtimeve ka ndikim.
/vizionplus.tv





