Çfarë po ndodh në Zvërnec, pse po protestohet në Tiranë? Kjo ishte tema e cila u diskutua këtë të martë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
I ftuar në studio, avokati Erald Aga tha se në Zvërnec ka shumë shkelje ligjore. Sipas tij, ka mungesë totale transparence dhe askush nuk e di kush është pronari i vërtetë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Këto 7 kilometra që janë të rrethuar, janë e gjitha pronë private, ka aty hije dyshimi apo jo?
Aga: Vij nga protesta, nga ajo që ndodhi, por edhe për të nxjerrë në pah shkeljet ligjore. Vërtet nuk kemi drejtësi, por kur i shkon në fund drejtësisë, ajo triumfon. Askush nuk ka të drejtë të flasë se çfarë ka ajo dosje. Do gënjeja nëse do thoja ka apo jo dokumente. Në momentin që bëhesh investues strategjik duhet të kalosh atë kufi: mbi 10 milionë euro dhe mbi 120 dokumente.
Ajo që duhet të themi është se, nëse ka nisur një aplikim, duhet të ketë minimalisht një projekt-ide dhe një masterplan. Kur kalon në lejen e ndërtimit duhet projekti arkitektonik. Pra, kur ke një projekt, duhet të kesh edhe dokumentet pronësore. Pra duhet të jetë më e qartë.
Borakaj: Kush është pronari i tokës?
Aga: Askush nuk e di.
Borakaj: Ka banorë të zonës që pretendojnë se toka është e tyre?
Aga: Për sa kohë që ka banorë që protestojnë, e marr të mirëqenë, por nuk e di. Prandaj duhet transparencë. Ligji shqiptar për përfituesin fundor, edhe kur është trust, duhet të jetë i identifikueshëm.
Borakaj: Edhe Rama nuk ishte i qartë.
Aga: Me trust mund të bëhet, por mund të ketë shumë regjistrime. Megjithatë, edhe me trust, pronari fundor duhet bërë publik.
Borakaj: Mirë, nga qeveria nuk ka transparencë, por këta që kanë projektin, ka një site ku mund ta shohësh?
Aga: Projekti duhet të publikohet te KKTU.





