SPAK ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development”, në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Zvërnecit. Prokuroria e Posaçme po verifikon një skemë të dyshuar për tjetërsimin dhe përvetësimin e pronave në këtë zonë bregdetare.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për këtë zhvillim të ri, duke thënë se investitorët që kanë shprehur interes kanë prestigj global dhe paratë e tyre janë hetuar nga agjencia e pastrimit të parave në bashkëpunim me partnerët e huaj dhe ka rezultuar se paratë e tyre janë legale.
Rama theksoi më tej se çdo person që figuron pronar me dokumenta të rregullta, do të shpërblehen për pronën e tyre.
Edi Rama:
Kjo e SPAK ka anën pozitive dhe anën negative.
Pjesa pozitive është pjesa e hetimit të një pasurie. Ky është një problem i ngritur me apo pa të drejtë nuk e dimë dhe pastaj i shumë përfolur. Kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur dhe është shumë pozitive që SPAK ta hetojë origjinën e kësaj prone. Është e mirëseardhur dhe e nxis këtë hetim.
Pjesa e shëmtuar është e zëdhënësve të vetëofruar që ndajnë me opinionin publik gjysëm të vërteta që janë gënjeshtra të mëdha. Investitorët janë zotëruesit e tokës sipas legjisklacionit shqiptar. Janë investitor me një reputacion të padiskutueshëm. Për të përcjellë pagesën tek pronarët e tokës janë investiguar nga agjencia e pastrimit të parave. Është një agjenci që bashkëpunon me partnerët ndërkombëtar dhe kanë rezultuar të ardhura legale me reputacion globale. Investitorët janë në të drejtën e tyre. Bllokimi i kalimit të parave tek pronari prë të cilin ka dyshime, është një çështje në të drejtën e organit hetimor.
Investimi vazhdon me pronarë të rinj dhe të ligjshëm. Nëse del një tjetër pronar, do marr paratë dhe të gjithë janë të lumtur, përveç palës që ka mashtruar. Por këtë do e tregojë hetimi. Investitorët janë me reputacion dhe shikohet nga gjysma e mediave në vendin e tij dhe vendet e tjera si armik. Ne duhet të jemi të drejtë dhe të mos i presim me këmbët e para investitorët. Unë jam i hapur për të diskutuar me këdo që ka pretendime. Nëse pretendimi ëhstë për pronën, falë ndërhyrjes së SPAK mund të çojë në një zgjidhje ideale dhe ato para mund të shërbejnë për të shpërblyer të tjerët.
Projekt nuk ka, ka vetëm një koncept. Nuk kemi as studimin mjedisor, po kryehet nga një konsulencë e madhe botërore.





