Lufta kundër kriminalitetit sidomos në sektorin e pastrimit të parave dhe evazionit fiskal si dhe krimet tatimore ishin disa nga rekomandimet e qeverisë për Prokurorinë e Posaçme dhe organet e hetimit të juridiksionit të përgjithshëm.
“Evazioni fiskal për të gjithë neve besoj që nuk është thjesht një çështje tatimore. Kur biznesi i ligjshëm paguan tatime dhe ai i paligjshëm jo, tregu deformohet, shteti rëndohet. financiarisht dhe dëmtohet. Pastrimi i parave bëhet në kriptovaluta. Mashtrimi organizohet online, infrastrukturat publike sulmohen digjitalisht, grupet kriminale përdorin teknikat gjithnjë e më të sofistikuara komunikimit dhe pastrimi, duke vepruar njëkohësisht në shumë juridiksione”, tha Toni Gogu, ministër i Drejtësisë.
Jo vetëm krimet ekonomike, por dhe ngjarjet të tjera të rënda ishin në fokus të këtyre rekomandimeve. Aksidentet e fundit me pasoja të rënda për jetën, kanë bërë që të ndërmerren nisma për ndryshime në Kodin Rrugor.
“Drejtimi në gjendje të dehur, nën ndikimin e narkotikëve, pa leje drejtimi, janë vepra me ndikim të drejtpërdrejtë e siguria publike dhe te jeta e qytetarëve. Ndaj në rekomandimet e 2026-ës nevojitet të trajtohet me fokus të shtuar, të hetimeve dhe ndjekjes penale, rritje të cilësisë hetimore dhe forcë bashkëpunimi me Policinë e Shtetit”, shtoi Gogu.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho tha se luftua kundër korrupsionit nuk bëhet dot nga një institucion i vetëm, por duhet një serë faktorësh bashkëpunues.
“Sfidat e reja duhet që të shoqërohen edhe me mbështetje buxhetore, që të luftohet pastrimi i parave. Lufta ndaj krimit e korrupsionit nuk mund të bëhet vetëm nga një institucion i vetëm. Duhet një bashkëpunim gjithnjë e më i madh me Policinë e Shtetit dhe të gjitha institucionet e tjera”, deklaroi Klodian Braho, kreu i SPAK.
Olsian Çela, kreu i prokurorisë së Përgjithshme foli për asetet e sekuestruara të krimi të organizuar, ku për vitin 2025 pati një rënie krahasuar me ato të 2024.
“Lidhjet me hetimin financiar me goditjen e as kriminale. Më duhet ta theksoj edhe pse kjo ka shkuar shpesh pa u vënë re, nuk i të di arsyet. Në vitin 2024 u sekuestruan mbi 60 milionë euro dhe në vitin 2025 mbi 40 milionë euro asete”, tha Olsian Çela, prokuror i përgjithshëm.
Rekomandimet e referuara nga ana e Këshillit të Ministrave për organet e drejtësisë vijnë në orientim me procedurat e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.





