Deputeti i Lëvizja Bashkë, Redi Muçi, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykata e Lartë për kryebashkiakun e Tirana, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën “arrest me burg”.
Muçi tha se në Shqipëri të gjithë zyrtarët e lartë që akuzohen për korrupsion apo për vepra të tjera penale, duhet ta kalojnë periudhën e hetimit në burg.
Sipas tij, në këtë mënyrë do të shmangej përsëritja e rastit të Arben Ahmetaj.
Pjesë nga biseda:
Muçi: Tani u kujtuan të flasin për të drejtat e njeriut. Sa më përket mua, të gjithë këta që janë të akuzuar dhe nën hetim për korrupsion, duhet ta kalojnë afatin e hetimit në paraburgim. Për vetë faktin që ish-zëvendëskryeministri u arratis, kjo është turp për shtetin shqiptar, por edhe delegjitimon drejtësinë. Pra, kur bëhet fjalë për figura të larta apo personazhe të botës së krimit, që për hir të të drejtave të njeriut e kalojnë periudhën e hetimit jashtë, dhe më pas arratisen.
Borakaj: Edhe pasuria e sekuestruar.
Muçi: Patjetër. Por edhe bashkëpunëtorët, ata korruptuesit, duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre për fajin.





